33 % e grave
Vlerësimet e publikuara nga OBSH tregojnë se në nivel global rreth 1 në 3 grave në mbarë botën u është ushtruar dhunë fizike dhe/ose seksuale nga partneri intim ose dhunë seksuale nga jo-partneri gjatë jetës së tyre. Shumica e kësaj dhune është dhunë nga partneri intim. Në mbarë botën, pothuajse një e treta (27%) e grave të moshës 15-49 vjeç që kanë qenë në një lidhje raportojnë se kanë qenë subjekt i një forme të dhunës fizike dhe/ose seksuale nga partneri i tyre intim.
5 shtete
Anëtarët e EDYN nga Shqipëria, Gjeorgjia, Moldavia, Maqedonia e Veriut dhe Sllovakia u bashkuan si përfaqësuesit e parë të #nohategeneration. Pasi diskutuan çështjet më shqetësuese në shoqëritë e tyre, ata zgjodhën të flasin kundër dhunës ndaj grave. Ndiqni fushatën në profilet lokale duke kërkuar hashtag #nohategeneration
1 mision
JO URREJTJE. Ne jemi të rinj që distancohemi nga politikat e urrejtjes dhe hartojme zgjidhje të përbashkëta për problemet shoqërore, për t’i ofruar hapësirës publike vizion, në vend të ndarjes. Ne luftojmë që demokracia të funksionojë. Ne do të dëshmojmë se mund të bëhemi “gjenerata e pare kunder urrejtjes”.
80% e refugjatëve dhe personave të tjerë të zhvendosur
Gratë preken nga konfliktet e armatosura në mënyra të ndryshme: ato janë viktima të dhunës me bazë gjinore, aktore të paqes dhe rindërtimit, si dhe luftëtare ose anëtare të forcave të armatosura, vullnetare ose jo. Gratë dhe fëmijët përbëjnë rreth 80% të miliona refugjatëve dhe personave të tjerë të zhvendosur në botë, duke përfshirë personat e zhvendosur brenda vendit. Përveç kësaj, gratë shpesh bëhen kujdestare për ushtarët e plagosur dhe e gjejnë veten, si rezultat i konfliktit, papritur si menaxhuese të vetme të familjes, prind i vetëm dhe kujdestar i të afërmve të moshuar. (*burimi)